Nxënësit e klasës së 4C bënë një vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo vizitë u bë e mundur falë dëshirës së fëmijëve për të mësuar më shumë rreth shëndetit dhe e mundësuar nga drejtoria e shkollës . Fëmijët u mirëpritën nga Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Ogerta Manastirliu, e cila u foli për punën në Ministri si edhe për rëndësinë që duhet t’i kushtojnë shëndetit të tyre. Në fillim nxënësit vizituan dhomën, ku mbahen të dhënat shëndetësore dhe panë mënyrën se si funksiononte Ministria. Fëmijët më pas u shoqëruan tek salla e mbledhjeve, ku mësuan se si duhet të kujdesen për shëndetin e tyre, për mënyrën më të shëndetshme të të ngrënit, si edhe për aktivitetet fizike që duhet të bëjnë. Në fund të kësaj eksperience më se edukative, fëmijët dolën të ndërgjegjësuar për probleme të ndryshme të shëndetit dhe rëndësinë që duhet të tregojnë  për të.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *