Një projekt i zhvilluar me nxënësit e klasës së 6E në orën e biologjisë, mbi temën e ndotjes së ajrit, u bë shkas për organizimin e një aktiviteti që fëmijët e duan shumë, mbjelljen e pemëve. Disa nxënës të klasës sollën në shkollë 5 fidanë të pemëve të ndryshme halore. Me ndihmën e punonjësve që mirëmbajnë ambientet e gjelbra në shkollën tonë fëmijët i mbollën fidanët në lulishtet e  oborrit të shkollës. Ishte një aktivitet sa zbavitës, po aq dhe  njohës, sepse fëmijët ndihmuan në hapjen e gropave, në hedhjen e dheut dhe në fund ujitën me shumë kënaqësi të gjitha pemët e mbjella.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *