Për shumë prej fëmijëve, si një nga pijet më të preferuara të tyre, Coca-Cola shpesh mund të përbëjë kuriozitet për mënyrën se si ajo prodhohet, ku e ka origjinën e krijimit, mënyra si ambalazhohet etj. Pyetjeve të tilla, nxënësit e klasës së 7F, u gjetën përgjigje pikërisht në vendin e prodhimit të Coca-Cola në Shqipëri. Me mbërritjen në fabrikë çdo detaj përbënte të dhëna mjaft interesante e tërheqëse për kureshtarët tanë. Fëmijët u njohën gjithashtu nga afër me procesin e fryrjes së shisheve, mbushjes, paketimit dhe më pas magazinimin e tyre. Përshtypjet që morën fëmijët prej kësaj vizite ishin mjaft mbresëlënëse. Ata u ndjenë të privilegjuar dhe më të ditur. Gjatë rrugës së kthimit për në shkollë, njohuritë e shikuara e të dëgjuara u riktheheshin në mendje nxënësve tanë, të cilat i ndanë më pas me bashkëmoshatarët e tyre.

Punoi: Sidrit Rrustemi

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *