Të studiosh është shumë e rëndësishme, por është njëkohësisht e rëndësishme të argëtohesh e  të çlodhesh. Për këtë arsye më datë 26 nëntor klasa e 8E mori pjesë në një organizim jashtëshkollor,  para fillimit të përgatitjes për provimet e tremujorit të parë. Ekskursioni filloi me vizitën në Bunk’Art, ku nxënësit njohën dhe eksploruan të shkuarën e zymtë të vendit tonë. Aty u informuan për historinë e Shqipërisë, duke filluar nga krijimi i xhandarmërisë e deri tek policia dhe sigurimi në kohën e diktaturës. Mund të shihje nxënësit duke shëtitur nëpër korridoret e tuneleve të nëndheshme e duke shuar kuriozitetin teksa lexonin artikujt nëpër mure. Ata vështronin tërë kërshëri fotot, armët, mjetet e përgjimit, paradhomën dhe dhomën e ish-ministrit të Brendshëm. Pas kësaj klasa e 8E vizitoi Kontrollin e Lartë të Shtetit, ku u mirëpritën dhe ku mësuan shumë rreth funksioneve të këtij institucioni. Në përfundim ishte vizita në Qendrën Tregtare Toptani, me drekën e shijshme mes shokësh dhe zbavitjen nëpër lojërat e qendrës.

Përgatiti: Enia xhaferraj

Drejtoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *