Në kuadër të zhvillimit të kompetencës për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin, klasa e 9D zhvilloi një vizitë në mjediset e Pastry & Bakery “Nela”. Aty nxënësit u njohën me punën plot pasion dhe përkushtim që bënin jo vetëm punonjësit, por edhe pronarët e kësaj kompanie, mësuan rreth prodhimeve të ndryshme të brumit dhe morën informacione mbi prodhimin e bukës dhe ëmbëlsirave. Gjithashtu, të zotët e shtëpisë u krijuan mundësinë nxënësve të bënin dhe shijonin ëmbëlsira të përgatitura prej duarve të tyre. Ishte një ditë me të vërtetë shumë interesante që do të mbetet gjatë në kujtesë.  Faleminderit Mikpritësve tanë!

Punoi: Gea Ivanaj  

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *