Në vijim të aktiviteteve mësimore për të njohur institucionet, klasa e 9E, vizitoi ambientet e Gjykatës së Rrethit Tiranë. Pasi vizituan disa nga ambientet e gjykatës, nxënësit hynë në një sallë, në të cilën zhvilloheshin gjyqe civile. Aty u njohën më nga afër me mënyrën se si funksionon një proces gjyqësor, me pjesën e bukur dhe vështirësitë e këtij profesioni. Gjykatësja Enejda Civici u shpjegoi gjithashtu në lidhje me veprat penale dhe penalitetet, për të cilat mund të dënohet një adoleshent i kësaj moshe. Kjo ishte një bisedë mjaft interesante dhe nxënësit i drejtuan gjykatëses pyetje nga më të ndryshmet. Nxënësit gjithashtu  patën mundësinë të improvizonin një seancë gjyqi. Disa prej  tyre u bënë pala e paditur, disa pala paditëse, tre nxënës morën rolin e gjykatësve dhe pjesa tjetër ishin dëshmitarë, juri, vëzhgues e të pranishëm në sallë.  

Në fund të kësaj vizite, nxënësit jo vetëm morën njohuri nga kjo fushë, por edhe u kënaqën me mundësinë që patën, për ta prekur sadopak nga afër profesionin e gjykatësit.                              

 

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *