Në kuadër të programit “Edukim përmes Kulturës”, nismë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në Bibliotekën Kombëtare, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Turgut Ozal” në Tiranë u takuan me specialistë të BKSH-së, ku u njohën më nga afër me “shtëpinë e librit” si dhe me rolin e bibliotekës si orientuese dhe urë lidhëse të dijes me lexuesin. Nxënësit e klasës së 9-të u prezantuan me mënyrën e funksionimit të Bibliotekës Kombëtare, procesit të regjistrimit, shfrytëzimit të materialeve, sallat e leximit, shërbimet online që ofron BKSH përmes faqes së saj zyrtare, të cilat lehtësojnë dhe ndihmojnë marrjen e  informacionit, si p.sh. Katalogët online, Biblioteka digjitale, Katalogët e digjituar, e-Bibliografi etj. Programi “Edukim përmes Kulturës” synon nxitjen e leximit për grupmoshat shkollore 10-15 vjeç, përmes edukimit të vazhdueshëm, programeve krijuese, leximeve dhe aktiviteteve njohëse dhe informuese. Ky ishte një aktivitet, i cili la mbresa te nxënësit dhe u hapi një dritare tjetër në qasjen ndaj librit dhe leximit.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *