Shkolla jonë zhvillon shumë aktivitete me synimin për t’i bërë nxënësit jo vetëm pjesëmarrës, por edhe organizues të këtyre aktiviteteve.

Veprimtaria që kulmoi Javën e Anglishtes në klasat e 6-ta ishte prezantimi i aktiviteteve dhe i projekteve, e në veçanti, prezantimi i revistave që kishte krijuar çdo klasë. Secili nxënës shkroi një artikull reviste me tematikën që dëshironte dhe në fund çdo klasë mblodhi detyrat dhe botoi revistën e klasës, me punime origjinale të nxënësve në gjuhën angleze. Kjo mënyrë prezantimi ishte një mundësi shumë e mirë që nxënësit të tregonin aftësitë e tyre për t’u shprehur në anglisht. Të gjitha klasat arritën të botonin revista shumë interesante dhe të ndryshme nga njëra- tjetra.

Prezantimi i revistave u bë para një jurie, e cila përzgjodhi revistat më të mira, por të gjitha klasat u vlerësuan për mënyrën dhe origjinalitetin që kishin treguar në këtë projekt kaq interesant.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *