Ishin nxënësit e klasave të shtata që çelën për këtë vit Panairin Ushqimor, këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të Klubit Shpresa. Mes një atmosfere mjaft mikpritëse dhe aromëmirë, të krijuar në sallën e panaireve, nxënësit si bletë punëtore, rregulluan tavolinat me ushqime, të cilave ishte vështirë t’u  rezistoje. Ëmbëlsirat dhe gatimet e shumëllojshme, që këta nxënës kishin ekspozuar nëpër  tavolina, tregonin për seriozitetin me të cilin nxënësit e shohin këtë aktivitet bamirës. Ata janë të lumtur që mund të ndihmojnë dhe të sjellin sadopak gëzim, aty ku mungon.

Në  bisedat, sytë dhe buzëqeshjet e tyre dukej qartë edhe dëshira për të qenë të parët e paralelit në shitje dhe në grumbullimin e të ardhurave.

Përgëzojmë nxënësit tanë për devotshmërinë që tregojnë në përkrahjen e njerëzve në nevojë dhe falenderojmë dhe prindërit e tyre për mbështetjen e madhe që na japin.

Maratona e Panaireve Ushqimore do të vijojë përgjatë gjithë muajit tetor me nxënësit e paralelet e tjera, të cilët me po të njëjtin përkushtim e dashuri do të bëjnë të mundur realizimin e qëllimit të këtij aktiviteti të ëmbël.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *