Nxënësit e klasës 7G dhe të 8A, kanë zhvilluar një ekskursion në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky ekskursion ishte në sajë të impenjimit të tyre maksimal dhe përfaqësimit të tyre shumë të mirë në Panairin Ushqimor. Ata shëtitën përgjatë shëtitores së këtij qyteti duke provuar lojëra të ndryshme për fëmijë. Valët e Adriatikut u bënë dëshmitare dhe shoqëruan në harmoni të plotë zërat dhe të qeshurat e hareshme të fëmijëve, të cilët nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndiheshin tejet të gëzuar. Fundi i ekskursionit u finalizua me drekën e zgjedhur sipas dëshirës së tyre. Në mendje, përgjatë rrugës së kthimit, fëmijëve u mbeti flladi bregdetar së bashku me shkumën e bardhë të valëve të detit apo pulëbardhat, këta shpendë, të cilët  i pritën më së miri “në shtëpinë e tyre”  vizitorët e vegjël.

Punoi: Suada Xholi

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *