Për t’i shijuar sa më këndshëm ditët e fundit me diell të stinës së vjeshtës, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, ishin në një ekskursion në Pezë. Të shoqëruar nga mësueset, ngjyrat e buzëqeshjeve, zërat dhe lojërat fëminore, përzier me të gjitha reflekset e mundshme të ngjyrave të vjeshtës, kjo shëtitje mori një vlerë mjaft të veçantë. Në këtë ekskursion fëmijët dalluan pemë frutore karakteristike për stinën dhe zhvilluan aktivitete të ndryshme argëtuese.

Vetë fëmijët koleksionuan gjethe të ndryshme të stinës së vjeshtës, duke i marrë me vete si kujtim, së bashku me çastet e mrekullueshme të kaluara me njëri-tjetrin në ajër të pastër.

Ekskursione të tilla, jo vetën që kanë funksion mësimor, por kanë dhe funksion edukativ. Ato shërbejnë që nxënësit të bëhen më socialë dhe të kenë marrëdhënie sa më të mira shoqërore me njëri-tjetrin.

 

Punoi: Era Metaj

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *