Nxënësit e klasës së 4A, 4F dhe 4G vizituan Muzeun e Shkencave të Natyrës. Kurioziteti i fëmijëve mbi botën ujore e shtazore ishte i madh para se të hynin në muze. Në katin e parë, kafshët e balsamosura tërhoqën vëmendjen e tyre për shumëllojshmërinë që ofrojnë. Atje panë shpendë e kafshë si shqiponja, bufi, ariu, lepuri e miu, të ruajtura aq me shumë kujdes, sa ngjanin si të gjalla. Më tutje ekspozohej skeleti i një balene, i lepurit dhe ketrit, i ujkut, i lakuriqit të natës, i kalit e drerit të egër. Shoqëruesja e vizitorëve të muzeut, u shpjegoi nxënësve se ç’lloj kafshësh ishin, si jetonin, si ushqeheshin e si përshtateshin në natyrë. Ndërsa kati i sipërm do të rezervonte pamje të zvarranikëve, amfibëve, insekteve, peshqve etj. Mes kësaj larmie, përveç bukurisë mahnitëse të koraleve dhe gurëve të detit, përshtypje të paharrueshme u lanë fëmijëve edhe llojet e shumta të fluturave, bleta mbretëreshë, peshku mbret dhe speciet në zhdukje, si p.sh pelikani kaçurrel apo breshka e madhe  Kareta, që ishin nga më të veçantat në Shqipëri. Ky aktivitet pati efekte të mrekullueshme te dijet e nxënësve dhe te dëshira e tyre për të mësuar gjithnjë e më tepër rreth natyrës e gjallesave që na rrethojnë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *