Në kuadër të procesit mësimor e edukativ, në datën 6 nëntor, nxënësit e klasave të para, zhvilluan një shëtitje në Pezë. Kjo shëtitje, përveç argëtimit dhe shplodhjes së fëmijëve, synonte bashkëpunimin e  tyre me njëri-tjetrin, ashtu dhe njohjen nga afër me natyrën. Fëmijët zhvilluan lojëra të ndryshme, të tilla si: tërheqje litari, lojëra me top, gara vrapimi etj. Ndarja në grupe në këto lojëra shtoi konkurrencën dhe emocionet mes fëmijëve. Në fund rezultati ishte i padiskutueshëm, të gjithë fëmijët meritonin fitoren, sepse në fund triumfuan buzëqeshjet, përqafimet e ngrohta dhe fjalët e tyre të sinqerta. Sa bukur janë për fëmijët e vegjël momente të tilla argëtuese!

 

Punoi: Era Metaj

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *