Klasat e treta u organizuan në një ekskursion, objektivi i të cilit ishte argëtimi në atmosferën  e kinemasë “Cineplex”. Filmi “The Grinch” solli historinë e një krijese të çuditshme  të quajtur Grinç, qenit të tij besnik Maks dhe jetës së vetmuar që ai bën në malin Krumpet. I mbetur jetim që i vogël, Grinçi tashmë i rritur, është krejt i pakënaqur nga jeta dhe  sidomos në periudhën e Krishtlindjeve, ai e ndjen më shumë mungesën e dashurisë prindërore. I zemëruar për këtë padrejtësi që jeta i ka shkaktuar Grinçi vendos të rrëmbejë të gjitha dhuratat e fëmijëve të qytezës. Por plani i tij nuk shkon siç dëshiron. I penduar kthehet sërish për të çuar dhuratat tek fëmijët dhe rastësisht takon Sindi Lu-në, një vajzë e vogël që e fton të kalojë me familjen e saj këtë ditë festive. Atmosfera e ngrohtë dhe çastet e bukura që kalon atje rikthejnë tek Grinçi dëshirën për të festuar dhe dashurinë për njerëzit. Filmi s’ishte tjetër veçse një mesazh për forcimin  e lidhjeve familjare e shoqërore gjatë ditëve të gëzueshme dhe përçonte mendimin se ndjenja e vetmisë shërohet më shpejt në shoqërinë e atyre që të vlerësojnë për atë që je. Filmi zgjati gati 90 minuta, por për fëmijët këto momente kaluan si pa u ndier. Ajo që i kënaqi edhe më tepër ata ishte dhe muzika, ngjyrat dhe gjallëria e pamjeve që shoqëronin këtë film.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *