Ai mund të quhet ndryshe dhe “Klubi i ëmbël”. Është fjala për Klubin e Gatimit në shkollën tonë. Nuk është hera e parë që shkruajmë për këtë klub, i cili nuk është vetëm nga klubet më të dashura e më aktive, por edhe Klubi i Bollëkut.

E cilin nuk kanë ëmbëlsuar, me gatimet e përgatitura me aq dashuri, mastershefat tanë të vegjël…

Për ҫdo ditë të hënë dhe të mërkurë, ata mblidhen së bashku dhe me mësueset drejtuese në kuzhinën e tyre modeste, por aq të ngrohtë dhe, me pasionin që i karakterizon, përgatitin recetat e tyre “magjike” dhe shpërndajnë ëmbëlsi në gjithë shkollën.

Ballokumet e Ditës së Verës, zupat, krepat, sufle, janë pjesë e kësaj ëmbëlsie.

Jo rrallë pjesë e këtij klubi janë bërë dhe drejtues të shkollës, duke ndarë përvojat e tyre në fushën e kulinarisë.

U urojmë shumë suksese në pasionin e tyre, i cili nuk i pengon aspak që të jenë dhe nxënës shumë të mirë në mësime.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *