KLUBI I FOTOGRAFISË

KLUBI I FOTOGRAFISË

Klubet janë ndër aktivitetet më të dashura për nxënësit e shkollës sonë. Me fillimin e vitit shkollor, fillon dhe gjallërimi i tyre.

Një nga Klubet më interesante, i cili është hapur rishtazi këtë vit, është Klubi i Fotografisë.

Përmes këtij Klubi, nxënësit mësojnë duke u argëtuar, duke shëtitur dhe duke sjellë në jetë ngjarje përmes fotografisë.

Programi i këtij Klubi është mjaft i larmishëm. Ai fillon me mësimin e teknikave të fotografisë si fillim, pastaj do kalohet në gjinitë e fotografisë e më tej tek ekspozita që do të zhvillohet dhe aktivitete të tjera surprizë, nga organizatorët. I urojmë shumë suksese dhe rrugëtim të mbarë dhe plot foto të bukura!

Imelda Prence

Mësuese