Klubi i instrumentistëve

Klubi i instrumentistëve

Viktor Hygo ka thënë: “Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet me fjalë dhe atë që nuk mund të rrijë në heshtje”, ndaj për ata nxënës që duan të shprehen me gjuhën e muzikës, në shkollën tonë prej vitesh,  janë hapur dhe funksionojnë klubet e kësaj fushe, ku më të ndjekurit janë klubi i pianos dhe ai i violinës. Këto klube e zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda ambienteve të shkollës, dy herë në javë, pas orarit të mësimit. Nxënësit pjesëmarrës në to janë nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe ndiqen nga mësuesit e muzikës të shkollës sonë. Në fund të vitit shkollor këta nxënës pajisen me një certifikatë pjesëmarrjeje dhe shfaqin një koncert, në të cilin shprehin talentin e tyre dhe ato që kanë mësuar në klub gjatë gjithë vitit.