Nxënësit e klasës 8E në bashkëpunim me Klubin Shpresa dhe Drejtorinë e shkollës, u bënë ditën e enjte, datë 15 dhjetor, pjesë e “Klubit të Mëngjesit” dhe  “Maratonës” për të mbledhur dhurata nga më të ndryshmet për fëmijët dhe  familjet në nevojë organizuar në Club FM.

Nxënësit tanë mblodhën ndihma për fëmijët në nevojë, ku përfshiheshin libra, lodra e rroba, të cilat i ҫuan në televizion. Të gjithë ishin shumë të emocionuar kur dolën në transmetim live, por të kënaqur gjithashtu nga pritja dhe atmosfera e krijuar prej organizatorëve të kësaj Maratone. Antarët e klubit SHPRESA treguan me pak fjalë aktivitetet e bamirësisë së shkollës sonë, duke nisur nga të ardhurat e Panairit të Ushqimeve e deri te ndihmat e mbledhura nga vetë nxënësit, për qëllime të ndryshme bamirësie.

Falenderojmë nxënësit e shkollës sonë dhe familjet e tyre për bujarinë dhe bashkëpunimin, që tregojnë në ҫdo nismë të kësaj natyre. U urojmë punë të mbarë dhe organizatorëve të Maratonës për këtë nismë kaq të bukur e humane.

 

Përgatiti: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prenҫe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *