Klubi i Robotikës është një klub që i ndihmon nxënësit të mësojnë më shumë për inxhinierinë, duke e vënë në praktikë atë. Ky klub i nxit nxënësit dhe u vë imagjinatën në lëvizje, duke i sfiduar të ndërtojnë robotë që mund të kryejnë funksione nga më të ndryshmet. Këtë vit skuadra jonë ka vendosur të krijojë një robot në formë krahu, të ndërtuar duke përdorur Lego.  Me këtë krijim ky grup do të marrë pjesë në një olimpiadë shumë të veçantë: Genius Olympiad. Kjo olimpiadë zhvillon disa nëndegë të saj, si arti, muzika, filmi, shkenca e robotika dhe mund të konkurrojë cilido që ka prirje në këto fusha. Kjo olimpiadë është e rëndësishme, sepse ndërgjegjëson pjesëmarrësit për ndihmën që mund të jepet, sipas nevojave që ka mjedisi dhe shoqëria njerëzore, për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë.

U urojmë suksese nxënësve që do të përfaqësojnë shkollën tonë në këtë olimpiadë!

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

https://www.facebook.com/turgutozalcolleges/videos/411017216379827/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *