“Ju falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme, që po ju ofroni familjeve në nevojë.”, u shpreh përfaqësuesja e FOODBANK Albania, në përfundimin e aktivitetit të bamirësisë për mbledhjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Ky aktivitet sensibilizoi ndjeshëm nxënësit e shkollës sonë, të cilët me bujarinë më të madhe u angazhuan duke sjellë ushqime që në ditët e para të fillimit të tij.

2 tonë e 121 kg ishte sasia e ushqimeve që u grumbulluan gjatë këtij aktiviteti.

Këto ushqime do t’u dhurohen nga Foodbank Albania, familjeve në nevojë, për të sjellë pranë tyre sadopak gëzim e buzëqeshje për Festat e Fundvitit.

Klubi Shpresa falenderon të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit e këtij aktiviteti për bujarinë dhe zemërgjerësinë që tregojnë gjithmonë dhe uron Gëzuar Festat e Fundvitit!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *