Klubi Shpresa dhe nxënësit e klasave të 5-ta të kolegjit “Turgut Özal” dhurojnë ndihma për 10 familje të prekura nga tërmeti në Vorë

Klubi Shpresa dhe nxënësit e klasave të 5-ta të kolegjit “Turgut Özal” dhurojnë ndihma për 10 familje të prekura nga tërmeti në Vorë

“Së bashku jemi më të fortë!”

Thirrjes së solidaritetit të Klubit Shpresa për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, nxënësit e shkollës sonë iu përgjigjën me devotshmërinë që i karakterizon gjithmonë për të ndihmuar familjet e njerëzit në nevojë. Ndihmat në ushqime, batanije, veshmbathje, lodra për fëmijë dhe ndihma të tjera si letra higjenike, detergjentë etj, po shpërndahen në qendrat ku ka nevojë nga vetë nxënësit, anëtarë të Klubit Shpresa.

Një nga këto aktivitete të Klubit Shpresa me nxënësit e klasave të 5-ta të kolegjit “Turgut Özal”, ishte shpërndarja e disa prej ndihmave në ushqime, lodra për fëmijë, batanije e veshmbathje për 10 familje të prekura nga tërmeti në Vorë.

Klubi Shpresa falenderon të gjithë nxënësit e shkollës sonë  dhe prindërit e tyre për mbështetjen që na japin gjithmonë në realizimin e misionit tonë humanitar.

Përgatiti: Imelda Prençe