Ndër aktivitetet që organizon shkolla jonë është edhe ndarja e ndihmave nëpërmjet klubit Shpresa.

Në javën që lamë pas shkolla jonë, me ndihmën e nxënësve vullnetarë të klubit Shpresa, dorëzoi 75 pako te Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë, Dega Tiranë. Në pako gjendeshin produkte ushqimore.

Nxënësit së bashku me mësuesit u munduan t’i jepnin sado pak shpresë këtyre fëmijëve në nevojë. Në fytyrat e vullnetarëve tanë lexohej dhembshuria dhe një buzëqeshje ngushëlluese.

Në ndarje, ndihej që secili prej fëmijëve të shoqatës ishte më i lumtur. Të lumtur ishim edhe ne që patëm mundësinë të ndihmonim dikë.

 

[mls_gallery id=”3153″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *