Një dorë për ndihmë…

Është shumë e rëndësishme që veç mësimnxënies, si procesi kryesor që duhet t’u mësojmë, t’i nxisim nxënësit tanë, qytetarët më të rinj të këtij vendi, drejt bujarisë, dhembshurisë dhe dëshirës për të ndihmuar dikë me më pak fat se ata.

Nisma e ndërmarrë nga nxënësit e klasave 8A, 8B, 8C, 8E, 8G dhe 8H, me mbështetjen e prindërve, mësuesve kujdestarë dhe drejtorisë së shkollës, për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, tregoi edhe një herë ndjenjën e humanizmit që mbruhet në shpirtin e tyre dhe që shfaqet vazhdimisht në raste të tilla. Të gjithë së bashku duhet t’i japim dorën njëri-tjetrit për ndihmë, kjo është një domosdoshmëri. Përvoja e takimit me familjet në nevojë është një eksperiencë e çmuar, është një zgjim, që na kujton të kthejmë sytë nga njerëzit që kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmën tonë. Shpesh njerëzit më në nevojë janë shumë pranë nesh e ne i harrojmë. Ndonjëherë mjafton fare pak për t’i bërë të lumtur.

Falenderime dhe vlerësime të veçanta prindërve për gatishmërinë e treguar me ndihmat, për kontributin e pakursyer dhe përkrahjen e nxitjen e fëmijëve në këtë nismë.

Përgatiti: Imelda PRENҪE

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *