Shumëkush nuk e di se pas Malit të Dajtit gjendet një fshat që quhet Zallbastar. Me makinë, nxënësve të klubit Shpresa iu deshën plot një orë e gjysëm për të shkuar. Rruga ishte e lodhshme sepse ishte në gjendje shumë të keqe.

Në Zallbastar nxënësit e klubit Shpresa u takuan me familje të varfëra për t’u dorëzuar ndihma ushqimore. Gjithsej u dorëzuan 25 pako secila me nga 15 kg ushqime.

Nuk do ta harrojmë kurrë një nënë që kishte ecur dy orë në këmbë për të marrë një pako me ndihma. Kur pamë që pakoja ishte shumë e rëndë për të dhe s’mund ta çonte në shtëpi e pyetëm dhe fatmirësisht shtëpia e saj ishte në rrugën e kthimit dhe e ndihmuam të kthehej me makinën tonë.

Nuk do të harrojmë as një gjyshe që kishte ardhur në vend të së bijës e cila kujdesej për të shoqin e sëmurë ndërkohë që nuk kishte kush të kujdesej e të siguronte ushqim për tetë fëmijët e vegjël të tyre.

Zallbastarin e lamë pas, por lamë edhe ndihma. Si ky fshat ka plot të tjerë në nevojë dhe ne shpresojmë që t’i ndihmojmë sadopak edhe ata.

 

zallbastar 1 zallbastar 2 zallbastar 4 zallbastar 5 zallbastar 6 zallbastar 8 zallbastar 9 zallbastar 10zallbastar 3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *