Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa ishte ndihma për 50 familje në nevojë, në ndihmë të familjeve të fëmijëve me aftësi ndryshe.

Ishin nxënësit e klasave të 7-ta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët organizuan një aktivitet bamirësie me Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në këtë  aktivitet u shpërndanë 50 pako me ushqime. Ҫdo pako përmbante rreth 15 kg ushqime, si: sheqer, vaj, miell, oriz, makarona, nukrema, karamele, reçel e ushqime të tjera. Pakot e ushqimeve u përgatitën nga vetë nxënësit, anëtarë  të Klubit Shpresa dhe u mundësuan nga fondet e mbledhura nga Panairi Ushqimor.

Nxënësit ndien kënaqësinë që të jep bamirësia, teksa shpërndanin pakot me ushqime dhe merrnin falenderime e shihnin fytyra të gëzuara e të buzëqeshura.

Motoja e Klubit Shpresa “Të sjellim sadopak gëzim e buzëqeshje aty ku ajo mungon” mbetet frymëzimi më i bukur i nismave tona.

Falenderojmë nxënësit tanë dhe prindërit e tyre për mbështetjen, bujarinë dhe humanitetin që tregojnë gjithmonë!

Punoi: Sidrit Rrustemi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *