Klubi Shpresa ndihmë në Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara

Klubi Shpresa ndihmë në Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara

Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa ishte ndihma për 62 familje në nevojë.

Ishin nxënësit e klasave të 5-ta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët organizuan një aktivitet bamirësie në Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.

Në këtë  aktivitet u shpërndanë 62 pako me ushqime për 62 familje në nevojë. Ҫdo pako përmbante rreth 15 kg ushqime si: sheqer, vaj, miell, oriz, makarona, nukrema, karamele, reçel e ushqime të tjera. Pakot e ushqimeve u përgatitën nga vetë nxënësit, anëtarë  të Klubit Shpresa dhe u mundësuan nga fondet e mbledhura nga Panairi Ushqimor.

Kjo është e disata herë që Klubi Shpresa ndihmon familje në nevojë të kësaj shoqate bamirëse.

Nxënësit ndjenë kënaqësinë e të bërit bamirësi, teksa shpërndanin pakot me ushqime dhe merrnin falenderime pafund për ndihmën që po jepnin dhe për gëzimin që po sillnin në familjet në nevojë.

Falenderojmë nxënësit tanë dhe prindërit e tyre për bujarinë dhe humanitetin që tregojnë gjithmonë!

Përgatiti: Imelda Prençe