Historia prekëse e një djaloshi tetëvjeçar, tronditi ndjeshëm zemrat tona në momentin që ai e ndau këtë histori me përfaqësuesit e Klubit Shpresa. Aleksi i vogël ka pësuar një aksident dhe tani ai nuk është në gjendje të lëvizë. Është kthyer në një invalid që në këtë moshë, ende një fëmijë i papjekur. Aleksi i është nënshtruar një operacioni, por përsëri nuk është e mundur që ai të ecë me këmbët e tij, si çdo fëmijë tjetër. Fatkeqësisht, tragjedia e djalit nuk përfundon me kaq. Para disa vitesh, i ati u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti fatal. Tashmë, i vetmi njeri që kujdeset për të,  është mamaja e tij.  Duke mos pasur të ardhura të mjaftueshme, mamaja e tij iu drejtua Klubit Shpresa për ndihmë. Klubi Shpresa iu përgjigj me ndihmë të menjëhershme, duke i dhuruar Aleksit  karrocën që i nevojitej, e cila e ka ndihmuar shumë djaloshin dhe familjen e tij të vogël. I urojmë Aleksit  shërim të shpejtë!

Punoi: Rebeka Sharko

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *