“Të falim një buzëqeshje në fytyrat ku mungon, të sjellim një rreze dielli që të ngrohë aty ku ajo nuk arrin dot.”

Është ky misioni fisnik që nxënësit dhe përfaqësuesit e Klubit Shpresa, morën përsipër gjatë javës së kaluar, së bashku me drejtues dhe mësues. Falë ndihmave të mbledhura nga Panairi i Ushqimeve, Klubi Shpresa i erdhi në ndihmë “Shoqatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara” dhe rreth 40 familjeve në nevojë në qytetin e Tiranës. Këto ndihma u shpërndanë në formën e pakove, ku secila prej tyre përmbante 15 kg ushqime, miell, sheqer, makarona, oriz, vaj etj.

Aty ku Klubi Shpresa mbërriti, fjalët falenderuese erdhën më së miri nëpërmjet syve të qeshur, shtrëngimeve të duarve dhe urimeve që buronin nga zemra. Urime të tilla po kaq të sinqerta u përçojmë dhe ne të gjithë pjesëmarrësve, për këtë kontribut kaq të madh që i bëjnë shoqërisë sonë.

Punoi: Sidrit Pashako

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *