Klubi Shpresa në bashkëpunim me Qendrën DSA (DOWN SYNDROME ALBANIA) ndihmon fëmijën me aftësi ndryshe dhe familjen e tij.

Të ndihmuar dhe nga një prind i shkollës sonë, i cili i dhuroi Klubit Shpresa krevatin e ri dhe dyshekun, anëtarët e Klubit Shpresa dhe djem të klasave të nënta shkuan në shtëpinë e Bilbilit të vogël dhe i dhuruan krevatin së bashku me batanije, jastëkë, këllëfa jastëku dhe çarçafë, të gjitha të reja, atij dhe gjyshes së tij.

Djali i vogël me aftësi ndryshe jeton me gjyshen e tij në Kamëz dhe shkon në Qendrën DSA për t’u trajtuar, ndërsa prindërit e tij jetojnë në Kukës. Ai dhe gjyshja e tij flinin në një krevat tek të ngushtë dhe kjo ishte shumë e parehatshme për ta dhe për shkak të problemeve që fëmija 5 vjeçar ka. Ndërsa tani do të flenë të qetë e të kënaqur në krevatin e ri e të bollshëm për të dy.

Montimi i krevatit dhe rregullimi i tij u bë nga vetë nxënësit e shkollës sonë, të cilët e kanë në zemër bamirësinë dhe ndihmën e njerëzve në nevojë.

Gjyshja e tij shprehu falenderimet më të ngrohta e më të ndjera për nxënësit, Klubin Shpresa dhe dhuruesit e kësaj ndihme.

Falenderojmë prindërit e nxënësve tanë të cilët na janë gjithmonë mbështetje në nismën tonë, të Klubit Shpresa, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *