Klubi Shpresa vazhdon të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe këtë periudhë aktivitetet e Klubit Shpresa kanë qenë në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë ditëve të fundit nga Klubi Shpresa në bashkëpunim me Drejtorinë e Kolegjit “Turgut Ozal”, janë shpërndarë për të dëmtuarit në zonën e Thumanës dhe në Vorë 200 batanije dhe veshmbathje për 400 persona.

Është dhuruar një karrocë për personat me aftësi të kufizuar një banoreje, e cila ishte dëmtuar nga tërmeti, në Pezë Helmës. 

Gjithashtu është riparuar çatia e dëmtuar e një shtëpie.

Janë shpërndarë 750 racione ushqimore (në bashkëpunim me Bereqet Catering) në Krujë. Ushqimet janë shpërndarë në 3 vakte të ndryshme ( 2 dreka dhe 1 vakt në darkë).

Klubi Shpresa do vazhdojë misionin e tij duke kontribuar në ndihmë të njerëzve në nevojë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që na jepni!