Infomatrix-i është një konkurs ndërkombëtar, i cili organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Rumanisë. Ky konkurs synon të nxitë të rinjtë drejt përdorimit të imagjinatës, për të sjellë në teknologji risi që do ta bëjnë botën më të mirë. Konkursi promovon gjithashtu dialogun dhe bashkëpunimin ndërkulturor.

Në Olimpiadën Infomatrix 2018, shkolla jonë do të përfaqësohet me 11 nxënës të ndarë në grupe dhe që do të konkurrojnë në disa kategori: Nga klasat e katërta kokurron një grup me 2 nxënës në kategorinë Sumo, nga klasat e pesta një grup me 2 nxënës në kategorinë Lego Line Follower, nga klasat e gjashta janë tre grupe me gjithsej gjashtë nxënës, që do të konkurrojnë në kategoritë Lego Line Follower dhe Sumo, ndërsa nga klasat e teta, një nxënës do të konkurrojë në kategorinë e Programimit. Të gjitha kategoritë e robotikës zhvillohen me robotë lego, të cilët ndërtohen nga vetë nxënësit. Olimpiada zhvillohet në datat 10-13 maj.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *