8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka patur vëmendjen saj në koncertet festive të organizuara nga klasat 1-2-3 dhe klasat 4-5-6 pikërisht për këtë datë kaq të rëndësishme. 

Recitimet e  vargjeve të poetëve më të njohur shqiptarë e të huaj si dhe loja në role e fëmijëve përcollën shumë emocione te spektatorët dhe të ftuarit në këto koncerte. Mbresëlënëse ishin këngëtaret, të cilat i kënduan të gjitha këngët drejtpërsëdrejti në skenë apo në plate pranë nënave të tyre, si dhe kërcimet ritmike të cilat binin në sy për lëvizjet e sinkronizuara dhe për kostumet plot ngjyra e jetë.

Falenderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këto koncerte dhe u urojmë të gjitha grave dhe nënave sa më shumë lumturi, shëndet e buzëqeshje!

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *