Pranvera vjen me festa ndër duar, si përkëdhelje mes aromash të ëmbla. Lulet, rrezet e diellit, tingujt, meloditë e poezitë më të bukura i kushtohen figurave më të shtrenjta e më të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Nëna është mësuesi i parë dhe më i rëndësishmi për një fëmijë. Dashuri e pafund dhe shembulli më i mirë për t’u ndjekur!

Edhe këtë vit, në shkollën tonë u organizuan koncertet me rastin e Festës së Nënës, me fëmijët e kopshtit, ciklin fillor dhe klasat 4-5-6, ku u shpalosën fjalët më të ëmbla, ndjenjat më fisnike dhe emocionet më drithëruese për çdo të ftuar. Mirënjohje dhe falenderim për nënat e nxënësve që na  nderuan me praninë e tyre dhe për mësuesit që realizuan në mënyrë të përsosur çdo detaj të këtyre koncerteve.

NËNA ËSHTË POEMA MË E BUKUR QË MUND TË SHKRUHET, SEPSE ҪDO FJALË E IMJA ËSHTË RRAHJE ZEMRE PËR NËNËN TIME!                                                             

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *