Konkursi i Artit dhe Letërsisë

Konkursi i Artit dhe Letërsisë

Muaji tetor sjell gjithmonë fillimin e aktiviteteve letraro-artistike në shkollën tonë.

Konkursi i Artit dhe Letërsisë  është një nga aktivitetet kryesore të këtij muaji. Ky konkurs zhvillohet në disa faza dhe përfshin 4 kategori:

Recitim

Këngë

Kompozicion/Ese

Art figurativ

Gjatë muajit tetor do të zhvillohen konkurset brenda shkollës për çdo kategori, sipas grupmoshave (klasat 4-6 dhe 7-9).

Më të mirët do të konkurrojnë në datën 15 dhjetor 2018 në fazën finale midis të gjitha kolegjeve.

U urojmë shumë suksese nxënësve tanë!

 

Përgatiti: Imelda Prençe