Përfundoi mes emocionesh dhe duartrokitjeve të jurisë, të të ftuarve dhe të spektatorëve, faza finale e Konkursit të Artit Skenik, për klasat e 6-ta, të 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta.

Loja e arrirë aktoriale e nxënësve tanë, solli në skenë kryevepra të dramaturgjisë shqiptare e asaj botërore. Tematika ishte e larmishme dhe me vlera artistike dhe edukative. Pjesët që u vunë në skenë ishin: “Karnavalet e Korçës”, “Pas vdekjes”, “14 vjeç dhëndërr”, “8 persona plus”, “Prefekti”, “Hamleti” etj. Një risi ishte vënia në skenë e një pjese të shkruar nga vetë nxënësit me tematikë nga jeta e tyre e përditshme, siç është bullizmi. U urojmë grupeve fituese shumë suksese në fazën tjetër të konkurimit, në Finalen e madhe midis kolegjeve, e cila do të zhvillohet në ambientet e shkollës sonë në datën 18 Nëntor!

 

Punoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *