Më datë 18 dhjetor u zhvillua Konkursi i Instrumentistëve. Morën pjesë rreth njëzet nxënës, të cilët kanë pasion pianon, kitarën e violinën. Meloditë që vinin nga instrumentet ishin përrallore dhe fëmijët akoma më të mahnitshëm në interpretimin e tyre virtuoz. Ata sollën në skenën e sallës së koncerteve veprat e kompozitorëve më të shquar klasikë e modernë. Në juri ishte dhe kompozitori i famshëm Genti Lako, i cili nuk mund të mos mrekullohej nga dashuria dhe pasioni, me të cilët fëmijët u binin veglave të tyre muzikore. Fëmijët janë e ardhmja, prandaj duhet t’i kushtohet shumë rëndësi ëndrrave dhe dëshirave të tyre. Në fund të konkursit u shpërndanë çmime dhe certifikata, por çmimi më i bukur iu dha jurisë, që pati mundësinë të vlerësojë brezin e ardhshëm të kompozitorëve dhe instrumentistëve.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *