Konkurset e Muajit të Artit dhe të Letërsisë kanë vijuar mes emocionesh dhe shpërfaqjes së talentit të nxënësve të shkollës sonë në fusha të ndryshme të artit.

Konkursi i radhës, që na dhuroi emocione të mëdha, ishte Konkursi i Interpretimit për nxënësit e klasave të shtata, të teta dhe të nënta. Nxënësit intepretuan plot ndjenjë vargje nga më të bukurat e autorëve shqiptarë dhe jo vetëm. Madje dikush interpretoi dhe vargjet e veta, duke i shtuar kështu emocionet anëtarëve të jurisë.

Poezia është një kthim i ndjenjave dhe përjetimeve në fjalë, një trazim i brendshëm, herë-herë disi i pakuptueshëm, në vargje të lexueshme e plot emocione.

Të gjithë pjesëmarrësit treguan nivelin e tyre të lartë artistik dhe ndjeshmërinë e tyre ndaj ndjenjave të të tjerëve. Interpretimi tregon sa i aftë je të kuptosh ndjenjat e fshehura në fjalët e dikujt dhe t’i transmetosh ato.

Nxënësit interpretonin duke u futur thellë në shpirtin e poezisë për të prekur thelbin e saj. Duke e vënë veten në vendin e autorit e duke i veshur vargjet e poezitë dhe me qëndrimet e tyre të veçanta, nxënësit na dhuruan një shfaqje të vërtetë artistike.

U urojmë shumë suksese të gjithë nxënësve që morën pjesë në këtë aktivitet të Muajit të Letërsisë!

Urojmë gjithashtu të kemi një përfaqësim sa më të arrirë dhe shumë çmime dhe në Finalen e Madhe midis kolegjeve!

 

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *