Shkolla jonë ka shumë nxënës të talentuar, të cilëve u jepen të gjitha mundësitë për të provuar dhe sfiduar veten. Një aktivitet i organizuar për të apasionuarit e këngës ishte edhe Konkursi “Zëri më i bukur”, i zhvilluar në gjuhën shqipe dhe atë turke. Ky konkurs u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha kolegjet. Përveçse për të promovuar talentin e konkurrentëve, ky organizim gjithashtu promovoi edhe një nga gjuhët e dyta të kolegjeve: turqishten. Juria përbëhej nga emra të njohur të muzikës shqiptare. Konkurrentët u vlerësuan në bazë të disa karakteristikave: zërit, performancës dhe të folurit e të shqiptuarit të gjuhës turke. Fituesit e tri vendeve të para do të përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Internacional të Gjuhës dhe Kulturës. Jemi krenarë për konkurrentet fituese nga shkolla jonë, Emi Baloshi dhe Klea Kaloshi. U urojmë suksese të mëtejshme në sfidat pasardhëse!   

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *