Motoja “Fjala e bukur krijon veprën e bukur.”, do të shoqërojë aktivitetet kryesore që po zhvillohen në shkollën tonë përgjatë Muajit të Artit dhe Letërsisë. 

Përmes emocioneve, fantazisë dhe kreativitetit, u zhvilluan dhe Konkurset e Kompozicionit për klasat e shtata, të teta dhe të nënta. Këto konkurse, jo vetëm nxitin shpirtin e garës midis nxënësve, por zhvillojnë dhe mendimin e tyre, duke bërë të përmbledhin mendimet më të mira. Kjo i ndihmon të përqendrohen dhe të dedikohen për të shprehur opinionet e tyre në mënyra sa më të veçanta. Kështu nxënësit pjesëmarrës evidentojnë krijimtarinë dhe shprehin talentin përmes të shkruarit. Nxënësit i hedhin në letër mendimet dhe përjetimet e tyre në formën e një eseje. Edhe pse kishte tema të larmishme, një subjekt i përbashkët ishte tema mbi arsimin dhe dijen. Kishte dhe tema që lidhen me koncepte të tjera kyçe të jetës dhe prekin çdo individ në komunitetin tonë. Mes tyre mund të zhytesh e të shkruash me mijëra fjalë, pasi ato hapin një derë drejt botës së imagjinatës. Kjo iu jepte mundësinë nxënësve të shprehnin lirshëm opinionet e tyre duke i veshur dhe me veçantitë e moshës.

U urojmë suksese të gjithë nxënësve që morën pjesë në këtë aktivitet të Muajit të Letërsisë!

Punoi: Rei Korkuti

Drejtoi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *