Në vijim të aktiviteteve të Muajit të Letërsisë, në datën 13 tetor u zhvillua faza gjysmëfinale e Konkursit të Kompozicionit  brenda paralelit, për klasat e 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta. Po ky konkurs u zhvillua edhe për klasat e 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta përkatësisht në datat 12, 13 dhe 14 tetor.  Në këtë fazë konkurrojnë mes tyre më të talentuarit në krijim, për çdo paralel. Më të mirët e kësaj faze do të kalojnë në fazën finale, ku do të konkurrojnë sipas kategorive. Këto të fundit ndahen sipas grupmoshave, ku kategoria e parë përfshin nxënësit e klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta, ndërsa kategoria e dytë përfshin nxënësit e klasave të 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta. Për kategorinë e parë faza finale e këtij konkursi është në datën 11 nëntor, ndërsa për kategorinë e dytë finalja do të zhvillohet në datën 4 nëntor.

Ju urojmë shumë suksese pjesëmarrësve!

 

Shkroi nxënësja: Breana Shehetila 9B

Mësuesja drejtuese: Imelda Prence

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *