Ndër aktivitetet  më të bukura të Javës së Matematikës janë lojërat e inteligjencës. Lojërat e inteligjencës, ashtu si vetë matematika, stimulojnë trurin, zhvillojnë inteligjencën, vënë në lëvizje mendimin kritik dhe përmirësojnë logjikën. Konkursi i Mangalas është një nga këto lojëra, që u zhvilluan për Javën e Matematikës dhe u pëlqye shumë nga nxënësit. Gjatë konkursit mund të dalloje entuziazmin e nxënësve për të mësuar më shumë për këtë lojë dhe gjithashtu vëreje mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Në fund të konkursit u shpallën 3 fituesit, të cilët u vlerësuan dhe me certifikatë.

Punoi: Ergita Zenelhasani
Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *