Në datën 24 Nëntor në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” u zhvillua Konkursi i Owlypias, Konkurs Global për grupmoshat 11-14 vjeç dhe 15-18 vjeç. Në këtë konkurs shkolla jonë u përfaqësua me 107 nxënës, nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-tat.

Ky konkurs ka për qëllim motivimin dhe nxitjen e aftësive dhe prirjeve të  nxënësve në fushat e letërsisë, artit, shkencës e teknologjisë.

Tema e këtij viti ishte Kreativiteti përtej kufijve.

Nxënësit para konkurrimit kishin studiuar materialet e dhëna për fushën, në të cilën kishin zgjedhur të konkurronin.

Për më të mirët dhe fituesit ka çmime deri në £12 950, ku përfshihen ulje speciale për Sfidat Globale TIC në DAVOS, SIDNEY, KEMBRIXH dhe HARVARD.

Rezultatet që arritën nxënësit tanë në këtë konkurs, në të cilin morën pjesë rreth 1300 nxënës nga 31 vende të ndryshme, janë si më poshtë:

Rezultatet për Konkursin Owlypia

Medalje Ari: 30 nxënës

Medalje Argjendi: 26 nxënës

Medalje Bronzi: 25 nxënës

Certifikatë nderi: 13 nxënës

Certifikatë pjesëmarrjeje: 13 nxënës

Krenohemi me arritjet e nxënësve tanë dhe iu urojmë shumë suksese edhe në të tjera sfida e konkurse!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *