Muzika, arti që pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat e mendimet me anë të tingujve, vjen në shkollën tonë dhe përmes konkursit të veglave muzikore, i cili realizohet për herë të parë në kolegjin “Turgut Ozal”. Ky konkurs që zhvillohet në vijim të konkurseve të tjera që zhvillohen në Muajin e Artit dhe Letërsisë, synon përzgjedhjen e nxënësve më të talentuar, të cilët do të jenë pjesë e bandës muzikore të shkollës sonë. Disa nga veglat muzikore në të cilat konkurrohet janë: piano, kitarë, bateri, violinë, fyell etj. Këtë vit, risi është dhe pjesëmarrja e nxënësve të klasave të para, të dyta dhe të treta, të cilat nuk janë përfshirë më parë në konkurset që zhvillohen përgjatë Muajit të Artit dhe Letërsisë. Faza e parë për këto klasa u zhvillua më datë 11 tetor. U pasua më tej nga klasat e shtata dhe të katërta më datë 16 tetor, klasat e teta dhe të pesta më datë 17 tetor dhe klasat e nënta dhe të gjashta më datë 18 tetor. Konkursi është realizuar gjatë orës së leximit në kabinetet e muzikës dhe performanca e nxënësve ka qenë e lavdërueshme. Faza finale zhvillohet në sallën e madhe të koncerteve. Jemi në pritje të fituesve!

 

Punoi: Sidrit Rrustemi

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *