Të kontribuosh në të mirë të arsimit, është ndihmë në të mirën e vendit. Bashkëpunimi më i fundit i shkollës sonë në këtë drejtim, me Bashkinë e Tiranës, ishte një projekt i dobishëm dhe mjaft frytdhënës. Ishin nxënësit e klasës 6E, ata të cilët e realizuan më së miri këtë projekt duke treguar bujari, gadishmëri e seriozitet, cilësi këto që çuan në mbledhjen e librave dhe mjeteve shkollore për shkollën publike të sapondërtuar, “Ardian Klosi”.  Ndihmat e mbledhura përfshinë 350 libra për bibliotekën e shkollës, 150 dosje për portofolet e nxënësve të ciklit fillor, 33 komplete për lëndën e matematikës, 45 mbajtëse mjetesh për parashkollorin, mbi 80 mjete për Klubin e Artit të kësaj shkolle dhe 2 kuti plot me fletore shkrimi e matematike. Nxënësit tanë u pritën në shkollën e re nga disa përfaqësues të bashkisë, me në krye Drejtoreshën e Politikave Arsimore në Bashkinë e Tiranës, znj. Elta Islami, nga drejtori i shkollës, anëtarë të stafit pedagogjik dhe nxënës të kësaj shkolle. Në fund të vizitës, nxënësit e të dyja shkollave i vendosën librat e dhuruar nëpër raftet e reja, biseduan së bashku dhe u ndanë si miq të mirë.

Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë duke dhënë kontributin tonë për shkollat e tjera të reja të ndërtuara gjatë këtij viti nga Bashkia e kryeqytetit.

Punoi: Erjona Saqe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *