Mësimi i Fizikës duhet të ndërtohet duke respektuar Proceset e Njohjes brenda mendjes njerëzore. Këto procese zhvillojnë zakone të dëshirueshme të mendjes, ndërtojnë njohuri/dije të strukturuara dhe udhëheqin mendimin. Për këtë arsye Fizika me zgjedhje për klasat e 7-ta zhillohet me demonstrim, ku çdo njohuri e fituar teorikisht vendoset në zbatim. Nxënësit ndjekin parimin “të mësosh duke vepruar” dhe kjo bën që përfitimet nga lënda e fizikës të përfshijnë qasje praktike për zgjidhje problemesh, aftësi për arsyetim të qartë dhe komunikim idesh komplekse.

Përgatiti: Imelda Prençe