“Kujdesi për dhëmbët” ka qenë tema e radhës e grupit “Yjet”. Së bashku me edukatoren fëmijët  diskutuan në formën e një bisede për rëndësinë e higjienës së gojës në shëndetin e organizmit të tyre. Të rejat që mësuan ishin se cilat ushqime i dëmtojnë dhëmbët dhe cilat i  forcojnë ata. Gjithashtu ata prenë kartona të bardhë në formë dhëmbi dhe të tjerë me ngjyrat përkatëse të disa ushqimeve për të cilat kishin folur gjatë kësaj ore mësimore. Që këto njohuri t’i kujtojnë sa herë hanë diçka, format e prera u ngjitën në tabelë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *