Pas një kohe të gjatë pritjeje u bënë të ditura datat më të rëndësishme për çdo nxënës – fillimi i viti të ri akademik si dhe pushimet gjatë tij.

Viti ri shkollor në Kolegjin “Turgut Özal” këtë vit nis në 14 shtator për të gjithë klasat me përjashtim të klasave të para të cilat do të vijnë për herë të parë në shkollë në datën 9 shtator. Gjatë datave 9-11 shtator këto të fundit do të ndjekin një program orientimi në ambientet e kolegjit.

Ky vit akademik përbëhet nga 35 javë shkollë dhe përfundon në 10 qershor. Për nxënësit e klasave të nënta datat 11-30 qershor 2016 nuk do të sjellin pushime por shumë përgatitje për provimet e lirimit.

Gjatë vitit shkollor do të ketë pushime të shkurtra për vitin e ri, 25 dhjetor deri në 3 janar 2016, si dhe 30 mars deri 3 prill 2016 për pushimet e pranverës.

Ndërkohë mësuesit kanë disa ditë që u janë kthyer klasave dhe seminareve në shkollën tonë. Secili po përgatitet t’i presë sa më mirë nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *