Kur Hapet Shkolla?

Ndërkohë që nxënësit tanë janë ende me pushime, shkolla është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i pritur ata për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas udhëzimit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj Lindita Nikolla, shkollat do t’i hapin dyert për nxënësit në 13 shtator. Viti akademik 2016-2017 do të përfundojë në 9 qershor 2017.

Ndërkohë do të ketë dy pushime gjatë vitit, përkatësisht pushimet dimërore prej 24 dhjetorit 2016 deri në 3 janar 2017, si dhe prej 31 marsit deri në 2 prill.

Nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” që nisin klasën e parë do të paraqiten në 7 shtator për të marrë pjesë në programin e orientimit.

Ndërkohë kopshti i pret nxënësit e vet në datën 1 shtator dhe i vijon mësimet deri në datën 30 qershor.

Për nxënësit e klasave të nënta, të cilët do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit, data për t’u mbajtur mend janë edhe periudha prej 10 deri në 30 qershor 2017. Gjatë këtyre ditëve priten të zhvillohen provimet e lirimit në lëndët matematikë, gjuhë shqipe si dhe gjuhë e huaj.

Mësuesit e kopshtit do të fillojnë orarin zyrtar në datën 15 gusht ndërsa mësuesit e tjerë në datën 22 gusht për të marrë pjesë në seminare dhe për të bërë parapërgatitje për vitin e ri shkollor.

Planifikimi Për Klasat e Reja

Kolegji “Turgut Özal” këtë vit, për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje, ka hapur tre klasa të reja. Një prej këtyre është klasa e parë me 24 vende, sipas standardit të shkollës, prej të cilave 7 janë ende të hapura për nxënës që vijojnë aplikimin. Ndërkohë dy klasat e tjera janë hapur në ciklin parashkollor ku 9 vende janë ende të lira.

Nëse doni të informoheni për mënyrën se si të aplikoni për vendet e lira, komunikoni me personin përgjegjës në numrin +355 67 338 8883

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *