Në epokën e internetit është tepër e rëndësishme të ofrosh arsimin e duhur mbi kompjuterin. Nxënësit tanë duhet të aftësohen në këtë fushë që të jenë kompetentë në përdorimin e materialeve multimediale.

Atyre u duhet mësuar se si të marrin informacionin e nevojshëm, ta formatojnë në mënyrën e duhur dhe ta përçojnë në mënyrën më të shpejtë dhe më efikase te mësuesit apo, në të ardhmen, te kolegët e punës ose audienca që do të kenë përpara.