Lëndët e kimisë, biologjisë dhe fizikës parashikojnë zhvillimin e orëve laboratorike. Në shkollën tonë laboratorët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e çdo eksperimenti të parashikuar në këto lëndë. Në to mund të zhvillojnë eksperimente në të njëjtën kohë të gjithë nxënësit e një klase.

Zhvillimi i eksperimenteve është i domosdoshëm në procesin e të nxënit sepse i përgjigjet nevojës natyrore të nxënësit për të mësuar duke vëzhguar me anë të shqisave. Gjithashtu nxënësit mësojnë hapat që duhen ndjekur gjatë procesit shkencor të mbledhjes së të dhënave.

Laboratorët shërbejnë edhe si vendzhvillim i eksperimenteve përgatitore për projektet që do të marrin pjesë në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Në këtë laborator zhvillohen të gjitha orët laboratorike dhe praktike të kësaj lënde. Falë pajisjeve dhe mjeteve të modernizuara, si mikroskop, harta, makete, kafshë dhe bimë të ndryshme, realizohen me saktësi eksperimentet dhe detyrat praktike nga nxënësit.

Laboratori i kimisë është një mjedis mjaft efektiv dhe rezultativ ku nxënësit ndjekin nga afër të gjitha shkallët e një reaksioni kimik, kryejnë detyrat praktike dhe ndërthurin teorinë me praktikën, mbledhin të dhëna, i interpretojnë ato si dhe nxjerrin përfundime shkencore. Jo vetëm kaq, ata mund të kontrollojnë dhe vëzhgojnë procese të plota kimike falë mjeteve që laboratori vë në dispozicion.

Laboratori i fizikës shërben për të konkretizuar dhe për të prekur nga afër konceptet teorike. Në këtë laborator nxënësit përgatisin eksperimente të ndryshme, ndërtojnë pajisje dhe arrijnë t’i bëjnë ato funksionale. Fizika është një disiplinë mësimore mjaft e rëndësishme për formimin e nxënësve, ndaj shkolla jonë u vë në dispozicion atyre aparaturat, pajisjet dhe mjetet më të domosdoshme për zhvillimin e temave mësimor